Takim i Kryetarit Xhaferi me Presidentin e shtetit, Pendarovski

vull

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot ishte në vizitë të parë te Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski.


Në vetë fillimin Kryetari Xhaferi ia uroi Presidentit Pendarovski marrjen e funksionit të Presidentit të shtetit dhe i uroi sukses në përmbushjen e kësaj detyre më të lartë shtetërore.

Në vazhdim, bisedonin për situatën aktuale në vend, për pritjet e qytetarëve dhe bashkërisht konstatuan se është me rëndësi esenciale që të gjitha institucionet në shtet, mirëpo edhe të gjithë faktorët që janë pjesë e jetës shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në periudhën e ardhshme ti orientojnë kapacitetet dhe potencialin e përgjithshëm në realizimin e hapit të ardhshëm të rëndësishëm të integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut – dhe ky është marrja e datës për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Në këtë drejtim, Presidenti Pendarovski e potencoi rëndësinë e Kuvendit në realizimin e agjendës reformuese dhe dimensionit parlamentar në realizimin e interesave të Republikës së Maqedonisë së Veriut në planin ndërkombëtar.

 

 

 

 

 

 

 

Next Post

Propozim ligji për Tarifën doganore, për Disciplinë financiare dhe për TVSH në procedurë parlamentare

Personat fizik të cilët janë regjistruar si obligues tatimor në vend të pesë vite do ju jepet mundësia që të ç’lajmërohen nga sistemi i DAP për dy vite në rast se gjatë kësaj periudhe nuk kanë realizuar të ardhura prej 1 milion denarë në vit. Kushti është që për të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: