Takim zyrtar i Ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor z. Naser Nuredini me Ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Ujërave të Republikës së Bullgarisë Neno Dimov

vull

Më 2 shtator 2019, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, zhvilloi një takim dypalësh me Ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Ujërave të Republikës së Bullgarisë Neno Dimov.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Ujërave z. Neno Dimov, ka shprehur pa mëdyshje mbështetjen e fortë që Republika e Bullgarisë i jep integrimit euro-atlantik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Prioriteti i Qeverisë Bullgare është integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.


Tema e takimit ishte thellimi i bashkëpunimit si dhe diskutimi për zbatimin e Marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Ujërave të Republikës së Bullgarisë për bashkëpunimin në fushën e mjedisit jetësor, mbrojtjes së ujërave dhe natyrës si dhe shkëmbimi i përvojave për zbatimin e Kapitullit 27 “Mjedisi Jetësor”.
Ministri Nuredini shprehu mirënjohje dhe kënaqësi që Republika e Bullgarisë është një partner dhe mbështetës i rëndësishëm në realizimin e prioriteteve të saj mjedisore dhe përcolli angazhimin e saj për të vazhduar bashkëpunimin dhe partneritetin në arritjen e prioriteteve kombëtare dhe të BE-së nga sfera e mjedisit jetësor.

Next Post

Kapet “mat” Leonora. Në Brezovicë me bokserin e njohur (FOTO)

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Leonora Jakupi, është një ndër femrat më të komentuara në mediat rozë. Ajo u komentua edhe për jetën e saj private, të cilën po e mban shumë hermetike, ani pse ka pranuar se është në lidhje dashurie, por ende nuk dihet i dashuri misterioz i artistes […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: