UT bashkorganizator i Konferencës Shkencore për Zhvillimin e Qëndrueshëm në Ekonomi, Menaxhment, Drejtësi dhe Teknologji

vull

Më 24 – 25 tetor 2019, në Klaipeda të Lituanisë u mbajt Konferenca e 13-të Shkencore Metodike-Praktike Ndërkombëtare për Zhvillimin e Qëndrueshëm në Ekonomi, Menaxhment, Drejtësi dhe Mundësitë e Teknologjisë, të vitit 2019.

Kjo konferencë u organizua nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Lituani në bashkëpunim me Universitetin e Tetovës nga Maqedonia e Veriut, Universitetin “Szent Istvan Godollollo” – Hungari, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Lituani, Warszawska Szkola Zarzadzania – Szkola Wyzsza, Poloni dhe Universiteti Bankar në Ukrainë.

Në këtë konferencë, profesorët e Universitetit të Tetovës, Doc. Dr. Agon Memeti dhe Doc. Dr. Faton Shabani e prezantuan punimin e tyre shkencor, me temë: “Azhurnimi i kursit të këmbimit valutor bazuar në SOA”.

Përveç pjesëmarrjes në këtë konferencë, profesorët Doc. Dr. Agon Memeti dhe Doc. Dr. Faton Shabani, më 25 tetor 2019, morën pjesë edhe në manifestimin e 25-vjetorit të Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Klaipedës nga Lituana.

Next Post

Në UT u mbajt ligjëratë profesionale kushtuar sëmundjes së kancerit të gjirit

Në Universitetin e Tetovës, Grupi shkencor i studentëve të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë organizoi një ligjëratë të hapur me temë: “Zbulimi i hershëm shpëton jetë”. Sipas koordinatores së Grupit shkencor, Doc. Dr. Arbëresha Bexheti – Ferati, ky aktivitet ka për qëllim sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e popullatës lidhur me zbulimin […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: