UT bën diferencën – të rinjtë nga vendi dhe më gjerë kanë përzgjedhur këtë institucion për t’u regjistruar

vull

Gjatë ditëve të para të afatit të parë të regjistrimit në Universitetin e Tetovës, interesimi i kandidatëve të cilët aplikojnë për të fituar statusin e studentit, ka qenë i lartë.


Në 13 njësitë akademike të Universitetit të Tetovës, në 60-të programet studimore, deri më tani kanë aplikuar një numër i konsiderueshëm i kandidatëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Republika e Kosovës, Republika e Shqipërisë dhe nga Lugina e Preshevës.

 

 

 

Nga Komisioni për regjistrimin e studentëve dhe Zyra për Arsim e Universitetit të Tetovës, thonë se në bazë të aplikimeve që janë bërë gjatë tri ditëve të para të regjistrimit, pritet që deri në përfundim të afatit të parë, që është më 30 shtator, të përmbushen objektivat dhe pritshmëritë e Universitetit. Sipas tyre, kandidatët të cilët nuk do të pranohen në afatin e parë kanë të drejtë ankese në ditën kur do të shpallen rezultatet preliminare, më 2 shtator (e hënë), dhe pastaj Komisioni për regjistrim do të bëjë shqyrtimin e ankesave. Po ashtu, pas afatit të parë në programet studimore në të cilat do të ketë vende të lira, do të realizohet afati i dytë i regjistrimit, duke filluar prej 10 deri më 13 shtator.

 

 

 

Universiteti i Tetovës, përkatësisht Komisioni për regjistrimin e studentëve dhe administrata janë përkushtuar në maksimum që të gjithë kandidatëve t’ua lehtësojnë punën gjatë aplikimit dhe njëherit i ftojnë të gjithë maturantët nga vendi dhe rajoni që karrierën e tyre profesionale dhe akademike ta ndërtojnë duke studiuar në Universitetin tonë.

Next Post

Sugareski i jep mbështetje, Memeti fiton projekte për Tetovën, Gostivarin, Sarajin dhe Kërçovën

Ministri i Transportit, Goran Sugareski i jep mbështetje drejtorit të ri të “NP Rrugët e Maqedonisë”. Sugareski  ka pranuar programin e ri të drejtorit të NP ” Rrugët e Maqedonisë”, Bekim Memetit për investime në komunat shqiptare. Me ndryshimin e programit, NP” Rrugët e Maqedonisë” ka planifikuar që në komunat […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: