Vendimi për rritjen e pagave merret sot

vull

Të punësuarit në arsim sot, sipas paralajmërimeve, duhet të kuptojnë nëse do të fitojnë rritje të re të rrogave, për të cilën Sindikata e arsimit, shkencës dhe kulturës insiston të fillojë nga 1 janari, dhe jo nga prilli i vitit 2020, siç ju ofroi Qeveria.

Në ora 11:30, sot në hapësirat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, është caktuar takim mes ministrit Arbër Ademi dhe përfaqësuesve të SASHK-ut. Ademi dhe kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov, mbrëmë paralajmëruan se sot mund të pritet vendim përfundimtar. Ndërkohë, edhe SASHK-u, vendosi grevën e paralajmëruar për  të hënën (11 nëntor) ta pezullojë, derisa nuk arrin marrëveshje për terminin e pagesës së rrogave më të larta.

Next Post

Kryeministri dhe qentë Këçëkë, rreth e rrotull…

Në të vërtetë, të flasësh e të stërflasësh sot kritika për Ramën, është gjithmonë e më e lehtë, sepse gjërat në qeverisje dhe në shtetzhbërje, janë në një dekadencë të dukshme edhe për besimtarin e fundit komunist, këtu në tokën shqiptare. Mirëpo dukshëm kjo nuk mjafton, sepse kryeministri duke marrë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: