Viti shkollor 2019-2020 edhe për SHMK “Niko Nestor” me pamje të re

vull

SHMK “Niko Nestor” filloi vitin e ri shkollor me pamje të re dhe kushte të përshatshme për nxënësit e kësaj shkolle. Të premtën e kaluar pas vizitës në SHMK “Ibrahim Temo” shefi arsimit z.Dashmir Nasufi , drejtori i NPN “Proaqua” Jeton Shaqiri si dhe disa prej këshilltarëve vizituan edhe SHMK “Niko Nestor” për të parë nga afër punët dhe rekonstruimin e klasave të kësaj shkolle.

 

 

Viti shkollor 2019-2020 për nxënësit e SHMK “Niko Nestor” siç shpjegoi dhe vet drejtori i shkollës z. Mile Poposki fillon me WC të rinovuara komplet, me dysheme të plastifikuar dhe dyer të reja në disa prej klasave, korridoreve dhe kabineteve.

 

 

Fillon me 40 kompjuterë të rinj, 4 tabela smart, me stacion total, skener dhe instrumente të tjera gjeodike si dhe materiale të tjera të nevojshme për nxënësit e kësaj shkolle.

 

Përveç asaj në çatinë e shkollës janë vendosur panele solare të cilat do të shërbejnë si burim energjie, ndërsa salla sportive e shumëpritur është në fazën përfundimtare .

 

 

Kryetari Merko vazhdon ti përkrahë shkollat e Komunës së Strugës.

Next Post

Tridhjetë ditë paraburgim për babë e bir – dilerë të drogës nga Tetova

Prokuroria Themelore Publike Tetovë solli urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër babë e bir, për të cilët ekziston dyshim bazë se kanë kryer vepër penale – prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substanca psikotrope dhe prekusorë.   “I dyshuari 53-vjeçar banor i Tetovës dhe i […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: