Home / Opinioni / Nesër s’do ketë kush t’ju votojë më?!

Nesër s’do ketë kush t’ju votojë më?!

Urim SALIHU
Dikur BDI kishte prapa thuajse gjithë shqiptarët.Tashmë kanë përgjysmuar votat por të paktën kanë një grup Parlamentarë dhe shumë shqiptarë që i kanë zhgënjyer.Ka shumë ministra që zëri su dëgjohet dhe po i tretë pushteti.Partitë tjera duan të duken me forcën e një përbindëshi ,ndërsa s’kanë as grupe parlamentare dhe në politikë pesha yte është sa deputetë ke dhe sa vota ke .Gjithë partitë tjera poashtu po treten si BDI por për dallim nga kjo e para s’kanë as grupe parlamentare.

Loading...

Kryeministri maqedonas Zaev e ka studjuar këtë moment që shkon gjithnjë në favor të tij dhe ka nisur talljen që e bën në mënyrë perfekte.
Cilën parti do e merr në qeverinë e tij dhe cilën dëshiron e dëbon kur të dojë.Kur i merr në qeveri ua mbyll gojën, i hipnotizon, a cfarë u bën këtë vetëm një Zot e di.
Kështu po hesht edhe Ministri i Investimeve të Huaja i PDSH-së që se hap dot gojën të thotë se cfarë tmerri kishte në digasterin që e drejton para se ta merrte atë.
Kur i merr në qeveri Zaev i bën të heshtin.S’ka as “Don’t call me 20%, Im albanian” ?!, nuk ka as preambulë.Këto si kishte as Aleanca e sotme dhe LRPDSH-ja e dikurshme që lideri i saj bënte xhiro nëpër Europë me të “famshmin ” Vesel Memeti dhe flisnin për kauzat e mëdha shqiptare pastaj u acaruan dhe u bënë sakaq armiq.Sot ka heshtur edhe Gëzim Ostreni që kushedi ku është dhe në c’vetmi i kalon ditët e tij të pleqërisë dhe s’dihet gjë për fatin e partisë së tij.

Kështu heshti edhe Sela që dikur luante valle bashkë me liderin e tij që aktualisht drejton PDSH-në dhe atëherë s’kishte përgjegjësi kombëtare për Selën ndërsa sot ka vetëm Menduhi që i dha kaq shumë privilegje derisa e solli këtu ku është aq sa ti ekzaltojë votuesit që si japin hic më shumë se tre deputetë ndërsa si japin dot mundësinë të ketë të paktën grup parlamentarë .Sot është krenari të mbetesh në krye të partisë kur e ke humbur qytetin tënd duke qenë në qeveri dhe duke akuzuar qeverinë se ti vodhi votat.Sot i jep forcë kreut të PDSH-së që të arsyetohet se përse nuk dha doreheqje kur i humbi zgjedhjet sepse vetë Sela i humbi ato dhe s’pati kurajo të ofrojë doreheqjen morale për të cilën u zotua se do ta bënte .

MÖBEL THEMA

MÖBEL THEMA

Sot e ke një Arben Llabunishta që ik nga qeveria e BDI-së dhe shkon në qeveri me ngjyra tjera partiake me njërin krahë të Besës , këtë krahë që është rehatuar për mrekulli në bashkëqeverisje, në atë qeverisje që dikur e quante kriminale.Në qeveri se në qeveri sepse këtu fillon dhe mbaron lakmia e gjithësecilit.

Sot ke një Bilall Kasami që poashtu s’jep llogari pse i humb zgjedhjet dhe të gjithë këta protagonistë e mbajnë peng lirinë e shqiptarëve kush më shumë e kush më pak sepse janë të formuar nga i njëjti brum vetëm janë ndarë dhe kanë vazhduar karierat politiko-personale me maskime dhe akuza se kush është heroi dhe kush tradhëtari.

Ju do të na bëni të grindemi me njëri -tjetrin sepse këtu nuk bëhet luftë politike për të drejta por luftë militantësh partiakë që të hipnotizuar ngrejnë në qiell liderët e tyre që i kanë bërë të duken yjë, ikona, pashallarë dhe të pafajshëm ndërsa po këta liderë , të gjithë së bashku kanë siguruar jetën e shumë pasardhësve të tyre.Asnjëri s’është i varfër sa të jetë një kombëtarë i madh sic e pësuan atdhetarët e mëdhenj që shitën pasuritë e tyre për kombin.

Por i gjithë ky moment fatal për ne tashmë ka një fund të lumtur, por të zymtë për politikën.Ditë të vështira vijnë për ju, sepse në zgjedhjet e ardhshme s’do ketë më kush tu votojë.Kanë ikur .Vendi është zbrazur dhe shpërngulja vazhdon nën ritmet e frikshme.
Ka të ngjarë që tubimet t’i mbai tek varrezat, aty ku shuat gjithë fatet tona dhe i varrosët.

Loading...