Nga referendumi i vitit 1992, kur inteligjenca dhe korpusi i partive shqiptare, e morën vërtikun e popullatës së mençur, që në atë kohë të veprojë politikisht, pikërisht kur vendoheshin themelet dhe pronësia mbi shtetin e posa shpallur, që edhe shqiptarët të jenë të barabartë,pronar të përbashkët mbi shtetin e posa shpallur.
Vizionin e barazisë e shprehën me emërtimin e republikës së Iliridës.
Procedura për realizimin e republikës së Iliridës, kishte marrë edhe pëlqimin ndërkombëtarë,dhe faktori ndërkombëtarë e kishte vënë si pikë shqyrtimi në parlamentet e veta, jehona ndërkombëtare e pranoi rezultatin e referendumin si kërkesë legjitime e shqiptarëve të Maqedonisë, e garantuar me kartën e OKB-së.
Mirëpo presidenti Gligorov shpiki formulën e opiumit, për shqiptarët, e ajo ishte shtetformësia. I mashtroi me lehtësi duke ju thanë se ju, shqiptarë hiqni dorë nga autonomia politike, por kërkoni që të bëheni shtetformues në shtet.
E padiskutueshme është se shtetformues jemi gjithë qytetarët,qytetarët janë bartës të sovranitetit,nuk ka mekanizma në të cilat do të thirren shqiptarët, që ta realizojnë barabarësinë në pushtet, në sajë të shtetformuesisë. Kjo është një utopi për nivelet shoqëror ,kur mungon vetëdija për shtet dhe pushtet. Pra shtetformësia e dha efektin e opiumit, i cili na ka shtrirë si pacientin nën amnezinë e operimit, ku na u është amputuar e drejta, për të qenë i barabartë në realizimin e barabarësisë në vendimmarje dhe udhëheqje me shtetin dhe pushtet mbi pushtetin.
Në këtë agoni amnezie gjendemi që 27 vite.
Ne si popull me shtrirje kompakte gjeografike,dhe numër të konsiderueshëm në përbërjen demografike të shtetit, është e drejtë e pacenueshme, edhe e garantuar nga karta e OKB-së, që ta konstituojmë parlamentin e republikës së Iliridës dhe shteti të funksionojë si federatë e dy popujve, dhe të mare rrugën e drejtë për tu kyqur në garën e shteteve evropiane për zhvillim ekonomik të dëshiruar për qytetarët, sepse po qe se vazhdojmë kështu, nuk kemi të ardhme,spiralja e negacioneve në mes gjeneratave të reja, do të zhvillohet. Prandaj kemi ngelë vend më i padëshiruar, nga vet banoët. Vendet e huaja na duken më të mira
Në të ardhmen do vijnë politikanë të cilët nuk do të mundet pushteti t’i korruptojë që të punojnë kundër popullit të vet, të shtiren se gjoja jemi të barabartë.
Nuk dëshiron askush që të ndodhin konflikte,dhe polarizim brenda shoqërisë
Pra të kuptohet se shtetformësia është opium për ne, shtetformuesia nuk realizohet dhe nuk mundemi të thirremi në realizimin e të drejtave në bazë të shtetformuesisë ajo është njëlloj si mjegulla që nuk dallon nga ajri,por vetëm formën e ndryshon.
Edhe shtetformuesia , është dukuri e cila e ndryshon formën e të sunduarit, është i njëjti sundim, apo vetsundim të cilin ne e pranojmë politikisht me vullnetin tonë, por pa vetëdije.
Koha është që cikli i evolucionit politik të ndodhë,se vetëm federata i posedon mekanizmat e barazisë së plotë, e të shpëtojmë nga utopitë,dhe mos të ushqejmë iluzione.