‘Skenderbeu’ i Erdoganit

vull

Kimete Berisha

Si duket Skënderbeu u hy diçka n’gjynah me shpirtin e tij se që vjen puna e luajnë me emrin e tij kloshardët më të mëdhenj të kombit, nuk e ka menduar kush.

Më falni për shprehjen por veç edhe shpijat publike kanë mbet pa u dekoru me medaljen e tij.

As ekstremistët më të tërbuar nuk e kanë fyer më shumë Skënderbeun sesa Ramush Haradinaj, i cili edhe Shpend Maxhunin e dekoroi me medaljen e Skëndërbeut, për zbatimin e shpejt dhe preciz të urdhërave të Erdoganit për dëbimin e gylenistëve dhe për shërbimin besnik ndaj atdheut ‘turk’.

(Ramushi e kishte sinkronizuar ditën dekorimit të me ditën me ditën kur Turqia gjykoi me dhjetra vjet burgim gylenistët e dëbuar nga Shpend Maxhuni dhe Hashim Thaçi, për ‘fatin’ apo vendndodhjen e të cilit qe tri ditë nuk di Kosova gjë)

Kontributi i Shpend Maxhunit në atdheun e Kosovës lidhet kryesisht me dajakun dhe me dhunën që ka ushtruar kundër protestuesve të Vetëvendosjes.

Si shpërbim nga Erdogani për zbatimin e përpiktë të urdhërave të tij, Shpend Maxhuni përmendet si ambasador i Kosovës në Ankara.

Shqiptari që i shërbeu regjimit turk për ta luftuar opozitën e vetë, shpërblehet me medaljen e Skënderbeut, ky është absurd aq qesharak, por qesharakja s’ka fund, edhe më qesharak do të ishte situata sikur Gjokoviqi t’ia çonte për të fala babës së Shpendit një plis dhe një kat’ tesha kuq e zi se ai i ka pas shumë mërzi, viteve të tetëdhjeta baba i Shpendit (e dini) e ka pas shumë mërzi kombinimin kuq e zi, ku i ka pa shqiptarët me plis e të veshur kuq e zi i ka ba ‘pleh’. Pastaj, ju ka hy demonstruesve të 81-shit pendrek derisa i ka ‘la me gjak’.

Gjokoviqi e shpërblen njeriun që i zbatoi urdhërat e Hashimit, s’besoj, me siguri e ka zbatu edhe naj urdhër të kētij, se përndryshe trikat e Hashim Thaçit ia kanë humb shanset në jetë Ramush Haradinaj, që nga momenti kur shkeli në tepihun e tij të kuq e deri sot kur e shpërblen me medaljen e Skendes, njeriun që i shërbeu Hashim Thaçit, e jo Kosovës.

P.S. S’di a e ka prit kush që vjen dita m’u gëzohu kështu ne kaq shumë që po largohen komandantat e UÇK-së nga pushteti, njësoj sikur jemi gëzuar kur NATO e ka larguar Serbinë nga Kosova.
Ish dasht me qenë e dhimbshme, por nuk është!

Next Post

Tërmetet që shkatërruan Tepelenën (1921), Vlorën (1930) dhe Korçën (1931)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Shtator 2019 Gazeta prestigjioze franceze “Excelsior” ka botuar disa shkrime në lidhje me tërmetet e rënda që kanë tronditur Shqipërinë në vitet 1921, 1930 dhe 1931, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë ekskluzivisht për publikun shqiptar […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: