3.3 milionë turistë në Shqipëri – shumica nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe…

vull

Shqipëria u vizitua nga nga 3.3 milionë turistë të huaj në 7 muajt e parë të vitit.

Të dhënat janë bërë publike nga instituti i statistikave, i cili raportoi se numri i të huajve për këto 7 muaj është rritur me 12.4 për qind krahasuar me një vit më parë.

Por nga vijnë më së shumti të huajt që zgjedhin Shqipërinë për të bërë pushime?

Sipas INSTAT, në vendin e parë qëndrojnë kosovarët. Në 7 muajt e parë të vitit, Shqipëria u vizitua nga 1 milionë e 57 mijë kosovarë me një rritje prej 13.7 për qind krahasuar me 7 mujorin e vitit të kaluar.

Pas shqiptarëve të Kosovës, në vendin e dytë renditen shtetasit nga Maqedonia e Veriut. Për janar korrik të këtij viti, rezultojnë mbi 372 mijë turistë nga Maqedonia e veriut që kanë vizituar Shqipërinë me një rritje prej 3.4 për qind vit me vit.

Më pas në listë vijnë grekët, malazezët, anglezët dhe italianët, hyrjet e të cilëve për këtë vit variojnë nga 159 mijë deri në 311 mijë pushues.

Shumica e vendeve që kanë fluksin më të madh të turistëve në Shqipëri janë ato me numrin më të madh të emigrantë e shqiptarë. Kjo do të thotë se një pjesë e madhe e turistëve që raportohen si të huaj janë shtetas shqiptarë, të pajisur me dokumentet e vendeve ku kanë emigruar.

Kriza politike e kësaj vere, e cila kulmoi me mbajtjen e zgjedhjeve të njëanshme pa opozitën në fund të qershorit pati krijuar shqetësim për dekurajimin e turistëve të huaj. Por të dhënat e raportuar nga INSTAT, tregojnë se fluksi i pushuesve nga jashtë ka vazhduar të rritet me ritme dyshifrore. /tch/

Next Post

Nga sot tërësisht mbyllet për komunikacion rruga në Bit Pazar, në drejtim të QT Mavrovasja

Prej sot me fillim nga ora 08:00 e mëngjesit dhe deri nesër në ora 08:00 të mëngjesit, për shkak të realizimit të fazës përfundimtare të rekonstruimit e mbyllur tërësisht për komunikacion do të jetë pjesa e bulevardit “Krste Misirkov” në drejtim të Qendrës – nga qarkorja e Bit Pazarit deri […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: