Albin Kurti së bashku me Nënkryetarin e Lëvizjes Besnik Bislimin priti në takim ambasadorin e mirënjohur, mikun e Kosovës, z. William Walker

vull

Sot, Kryetari Albin Kurti së bashku me Nënkryetarin e Lëvizjes Besnik Bislimin priti në takim ambasadorin e mirënjohur, mikun e Kosovës, z. William Walker.

Në prag të përvjetorit të 21-të të masakrës së Reçakut, u diskutua për rëndësinë e historisë në politikë, për përpjekjet nga Serbia për të mohuar krimet dhe për domosdoshmërinë e drejtësisë dhe zhdëmtimi për viktimat.

Në këtë takim miqësor u diskutua edhe për situatën aktuale politike në vend, me theks të veçantë formimin e institucioneve të reja të Republikës së Kosovës.

Të dyja palët shprehën interesim që qeveria duhet të formohet sa më shpejtë në mënyrë që edhe vullneti politik i qytetarëve për ndryshim, i shprehur me 6 tetor, të jetësohet sa më parë.

Next Post

Me mbështetjen e Planit për ajër të pastër, kopshti i fëmijëve “Prolet” në komunën e Karposhit fillon përdorimin e sistemit të ri ekologjik për ngrohje dhe ftohje

Me mbështetjen e Planit për ajër të pastër, kopshti i fëmijëve “Prolet” në komunën e Karposhit fillon përdorimin e sistemit të ri ekologjik për ngrohje dhe ftohje, duke përdorur pompa termike që funksionojnë me sistemin „ujë – ajër“ (13.01.2020) Me ndryshimin e sistemit të ngrohjes dhe heqjen nga përdorimi të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: