Bullgaria kërkon përgjegjësi për djegjen e flamurit bullgar në Australi nga diaspora maqedonase

vull

Qeveria bullgare kanë kërkuar përgjegjësi për djegien e flamurit bullgar gjatë kohës së protestës së maqedonasve në diasporë në Melburn të Australisë.

Petar Nikolaev, ambasadori bullgar në Australi, nga shefja e diplomacisë bullgare Ekaterian Zaharieva ka marrë detyrë që të takohet me qeveritarët australinë dhe të merren masa kundër autorëve të këtij incidenti dhe të kërkojë nga organet e rendit që të mos lejohen incidente të tilla dhe të mos përdhosen simbolet shtetërore.

Gjithashtu edhe Qeveria maqedonase e ka dënuar një akt të tillë, ku përmes tjerash ishin djegur edhe siluetat e ministres së mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, Kryeministrit, Zoran Zaev, dhe flamujt e vendeve fqinje si ai i Shqipërisë, Greqisë dhe Bullgarisë.

Next Post

BDI: Institucionet të veprojnë sipas ligjit, secili bartë përgjegjësi individuale

Bashkimi Demokratik për Integrim thekson që sundimi i ligjit, barazia para ligjit si dhe zbatimi i ligjit nga të giithë në mënyrë të përpiktë është parakusht për stabilitet shoqëror, integrim dhe zhvillim ekonomik.    Vlerësojmë se Këshilli gjyqësor, Këshilli i prokurorëve bashkë me gjykatës e prokuror si dhe të gjitha […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: