Deklaratë e Qeverisë së Kosovës: Koalicioni është funksional dhe stabil

vull

Në takimin e sotëm të liderëve të partive të koalicionit qeverisës, u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, për funksionimin e institucioneve, përmbushjen e agjendës qeverisëse dhe legjislative, me theks të posaçëm aprovimin e Buxhetit 2019, pakon e ligjeve përcjellëse, platformën e dialogut dhe çështjen e taksës.

Partnerët e koalicionit janë dakorduar që ditëve në vazhdim t’i intensifikojnë veprimet dhe aktivitetet drejt harmonizimit të vendimmarrjes për sa u takon temave të sipërpërmendura.

Gjatë takimit është biseduar kryesisht për aspektet kryesore që ndërlidhen me platformën e dialogut, e cila pritet të miratohet së shpejti në Kuvendin e Kosovës.

Platforma e Dialogut do të reflektojë pozicionin unik të institucioneve të vendit për arritjen e një Marrëveshjeje Gjithëpërfshirëse Ligjërisht e Obligueshme, e cila duhet të rezultojë me njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Po ashtu, liderët e koalicionit u zotuan për intensifikimin e hapave dhe bashkërendimin e vendimeve me partnerët strategjikë të Kosovës, SHBA-të dhe BE-në.

Është vlerësim i përbashkët se koalicioni është funksional dhe stabil. Do të vazhdohet me përkushtim në arritjen e qëllimeve në përputhje me objektivat programore qeverisës

Leave a Reply

Next Post

91 vjeçari merr abdes me uj të ngrirë, bora dhe akulli nuk i pengojnë të falet (VIDEO)

91 vjeçari merr abdes me uj të ngrirë, bora dhe akulli nuk i pengojnë të falet. 91-vjeçari Şerif Mehmet Erdem, i cili jetonte në fshatin Çeribaşı të rrethit Büyükorhan të Bursas, udhëton me një këmishë me mëngë të shkurtra edhe në dimër të ftohtë. Njeriu i vjetër që e urren […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: