FSK-ja fillon punën për çminimin e zonave të kontaminuar me mjete eksplozive

vull

Forca e Sigurisë së Kosovës, përkatësisht Kompania e Deminimit, në bazë të Planit të veprimit për vitin 2019, dje ka filluar sezonin veror të deminimit, duke pastruar zonat e minuara nga dora e njeriut si dhe ato të kontaminuar me bomba kasetore nga ajri. Për mbarëvajtjen dhe fillimin me sukses të këtyre operacioneve, FSK-ja ka marrë të gjitha masat e nevojshme.

Operacionet e para të çminimit për këtë vit, FSK-ja i ka filluar në lokacionin e Soqishtës, Komuna e Hanit të Elezit, për të vazhduar më pas me Komunën e Ferizajt, përkatësisht lokacionin ,,Parku i Lirisë’’ dhe hapësirën e kazermës ‘’Skënderbeu’’ të FSK-së, si dhe lokacionin Babaj i Bokes në Komunën e Gjakovës.

Përveç operacioneve të deminimit FSK-ja ka dy njësi të për Eliminimin e Mjeteve të Pashpërthyera (EOD), gjithherë të gatshme 24 orë për 7 ditë të javës, për largimin e mjeteve të rrezikshme. Këto njësi kujdestare reagojnë në çfarëdo kohe sapo qytetarët të njoftojnë për praninë e këtyre mjeteve. Deri me tani njësitë e EOD-së kanë intervenuar në 2700 raste dhe kanë demoluar 4350 mjete të ndryshme eksplozive.

Next Post

Studentët e UT-së bëjnë thirrje për paqe kudo në botë

Parlamenti Studentor i Universitetit të Tetovës, së bashku me përfaqësues të Grupit Internacional të të rinjve për paqë (International Peace Youth Group) nga Koreja Jugore dhe studentët nga të gjitha njësitë akademike të Universitetit tonë organizuan një event paqeje. Kryetari i Parlamentit Studentor të Universitetit të Tetovës, Islam Imeri u […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: