Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Paralajmëron ish-deputeti i Kuvendit: Ky është projekti që ka për qëllim shkatërrimin e plotë të Kosovës

2 min read
Loading...

Projektmarrëveshja e Kosovës me Serbinë është fund e krye një projekt serb, e përkrahur nga Rusia. Kështu ka deklaruar ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj.

Ai në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka paralajmëruar se projekti i lansuar së fundi nga kreu i Kosovës, ka për qëllim shkatërrimin e plotë të Kosovës, jo vetëm si shtet, por, edhe si etnitet.

Image

Adem Salihaj

“Projektmarrëveshja e Kosovës me Serbinë po shihet se është fund e krye e projekt serb, i përkrahur nga Rusia. Siç po shihet, ky projekt ka për qëllim shkatërrimin e plotë të Kosovës, jo vetëm si shtet, por edhe si etnitet. Projekti për bashkimin e Kosovës së gjymtuar me Shqipërinë, pa asnjë lloj subjektiviteti politik, është sërish projekt serb”, ka deklaruar Salihaj, për gazetën “Bota sot”.

Ai më tej ka theksuar se të gjithë jemi në dijeni se këtë projekt famëkeq për shkatërrimin e Kosovës e përkrahin dhe e sponsorojnë pseudoshqiptarët Hashim Thaçi dhe Edi Rama.

Ndërsa, pyet se pse presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, po e përkrah me kaq ngulm këtë projekt ruso-serb, kur dihet se, siç nënvizon ai, deri më tash, administrata amerikane çdoherë e ka përkrahur dhe e ka mbrojtur Kosovën.

“Pyetja është se pse administrata e Trumpit po e përkrah kaq me ngulm këtë projekt ruso-serb, kur dihet se, deri më tash, administrata amerikane gjithmonë e ka përkrahur dhe e ka mbrojtur Kosovën. Kësaj pyetjeje nuk po di t’i jap përgjigje. Një gjë e di të sigurt se nëse realizohet ky projekt, i cili ditëve të fundit doli në opinion, e siç duket është i vërtetë, atëherë, neve vërtetë na ka hëngër dreqi me ka krejt”, ka përfunduar për “Bota sot”, Adem Salihaj.

Ndryshe, kujtojmë se Presidenti Hashim Thaçi është shprehur se është i hapur që të diskutohet korrigjimi i kufijve me Serbinë.

Thaçi vazhdimisht po deklaron se bisedimet do të përmbyllen me një marrëveshje ligjërisht të obligueshme ku Serbia do të njohë Kosovën si dhe Presheva, Medvegja e Bujanoci do t’i bashkohen Kosovës përmes asaj që e quajti “korrigjim të kufijve”.