Vuçiç: Në Mars do jem në Tiranë, dëgjoj dhe interesat e shqiptarëve

vull

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të marrë pjesë në Samitin e vendeve të Ballaknit që do të zhvillohet në Tiranë në fillim të muajit mars. Ai ka konfirmuar pjesëmarrjen në një takim të zhvilluar me homologun slloven. Në konferencën e përbashkët për mediat të Presidentit slloven dhe atij të Serbisë, ky i fundit tha se samiti do të jetë një takim i rëndësishëm për të gjithë rajonin.

Presidenti Vuçiç tha se duke parë situatën aktuale, për zgjidhjen e problemeve me Kosovën duhet të dëgjohen edhe interesat e shqiptarëve, raporton “Bota Sot”.

“E di se askush nuk dëshiron ta dëgjojë këtë fjali, por është thelbësore që të shohim edhe interesat e tjetrit dhe të bëjmë përpjekje të arrijmë kompromis”, është shprehur ai gjatë konferences për mediat.
Kështu diskutimet mes Serbisë dhe Kosovës pritet të jenë temë edhe në Tiranë në Samitin e Brdo-Briunit që mbahet në datat 7 dhe 8 mars. /Ri-De

Leave a Reply

Next Post

“Hajde shqipe” Dua Lipa dhe Rita Ora i përgjigjen ftesës për bashkëpunim

Dua Lipa dhe Rita Ora, duket se kanë lënë pas konfliktet e tyre dhe i janë përgjigjur pozitivisht ftesës publike nga Bebe Rexha për një bashkëpunim mes këngëtareve më të njohura shqiptare në botë. Bebe e kërkoi këtë përmes një postimi në Twitter, ku shkroi: “Dua një bashkëpunim me Dua Lipën, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: