VV 32 deputetë, LDK 29, PDK 25…

vull

Përfundimi i numërimit të votave nga diaspora ka qartësuar tashmë ndarjen e mandatave për partitë në Kuvendin e Kosovës.

Sipas rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 32 vende në legjislaturën e re.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës nga 29 deputetë.

Partia Demokratike e Kosovës do t’i ketë 25 vende në legjislaturën e ardhshme, ndërsa 14 vende do të jenë për koalicionin mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate.

Nga minoritetet, Lista Serbe, që dirigjohet nga Beogradi zyrtar, do t’i ketë 10 deputetë.

Llogaritjen e numrit të deputetëve e ka bërë njohësi i procesit zgjedhor, Blerim Vela

Next Post

Kohë me diell me temperaturë deri në 23 gradë

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare dhe erë të mesme të jugut. Temperatura maksimale do të sillet nga 19 deri në 23 gradë. Në Shkup do të jetë me diell me vranësira dhe me erë të mesme të jugut. Temperatura maksimale do […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: