Home / Rajon / Rama-studentëve: Ejani ta bëjmë Paktin për Universitetin

Rama-studentëve: Ejani ta bëjmë Paktin për Universitetin

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, u ka bërë thirrje studentëve protestues që të zhvillojnë një takim dhe të bëjnë një Pakt për Universitetin në mes studentëve dhe Qeverisë.

Loading...

Rama ka kërkuar nga studentët që një gjë të tillë ta bëjnë sa më shpejt që të jetë e mundur, për shkak se siç tha ai ‘nuk kemi minuta për të humbur me llogjet e kazanave dhe rrugët shkencore të Doktoreshë Monës dhe Profesor Lulit’.

“Unë jam gati dhe s’kam asnjë kusht, prandaj bëhuni mbarë e më çoni fjalë, kur e ku doni të takohemi. Përqafime dhe kurajo, sepse do ju duhet shumë kur ta kuptoni që kjo që keni nisur është ku e ku më e madhe, sesa ato 8 PIKA:-)”, ka shkruar Rama.

Loading...