Home / Opinioni / Rami Mislimi: Maqedoninë prap do ta shpëtojë Alia

Rami Mislimi: Maqedoninë prap do ta shpëtojë Alia

Rami Mislimi

Loading...

Maqedoninë prap do ta shpëtojë Alia, deri sa është Alia mos kini frikë, do të jemi pjesë e NATO-së

Ngatërresa që i ndodh Zaevit vjen pikërisht pas mosmirënjohjes dhe respektit ndaj Ali Ahmetit. Sot Zaevi do të ishte drejtor i fabrikës së Ajvarit në Strumicë mos kishte qenë Alia, pasi të gjithë e dimë se Zaev u bë kryeministër me aminin e Alisë edhe pse i humbi zgjedhjet.

Pasi u bë kryeministër ai harroi dorën e fuqishme të Ali Ahmetit që e bëri të jetë si i pari i qeverisë, dhe mendoi se nuk do të vijnë ditë të vështira gjatë qeverisjes.

Zaev vazhdoi të luajë lojë të fshehur pa Ahmetin, filloi të takojë partitë opozitare shqiptare pa Ahmetin duke i dërguar mesazhe se unë jam baba në këtë shtet.

Ahmeti nuk u nervozua për të mirën e shtetit, duke e lenë të qetë të veprojë si hileqarë vetëm e vetëm që Maqedonia të mos ngec, por të anëtarësohet në NATO.

Sot kur është bllokuar i gjithë procesi, e që disa janë peng i politikës ruse, e disa peng të nëntokave, sërish urtësia e Ahmetit do ta shpëtoj dhe nesër dë të jemi në NATO, por jo me Zaevin por me Alinë.

Heshtja e Alisë këto ditë është më e fuqishme se sa të çallamet e Zaevit dhe liderëve tjerë.

Loading...