Kush isha unë që Nexhmija të mi tregonte të gjitha këto?

Blerand Rexhepi

Kishte nevoj për të folur, për tu shprehur, apo…

Kam shkuar pak herë për ta takuar në banesen e saj në Ulpianë, gjithmonë donte pak kohe derisa të ma hapte deren dhe pastaj edhe pak kohë derisa i kujtohesha. As që i interesonte se isha gazetar.

Thjesht i pëlqente muhabeti. Në fakt, ishte ajo që fliste. Kisha aq shumë dëshirë ta dëgjoja teksa fliste me atë elegancen e rrallë dhe me ato pauzat mes fjalësh. Unë shpesh ia përsërisja frazën klishe, po që e përshkruante më së miri “Je e madhe”.

Nexha thoshte: “Po çfarë e madhe, një pëllëmbë njeri”. Dhe, pastaj ma tregonte atë historinë me një grua nga fshati, e cila teksa po e kalonte rrugen, ishte ndal para saj, i kishte vënë duart në bel e me sytë që ia kishte ngulur, i kishte thënë: “Uh, po e vogel kokshe. Ani qysh del e madhe në televizion, e me gjjthë atë za e të bërtitne që bënë”.

Ajo qeshte sa herë e kujtonte këtë moment, me të cilen e ilustronte edhe cinizmin e popullit karrshi saj atë kohë. E thoshte hapur: “Nuk më kanë dashur”. Habitej se si njerëzit filluan ta duan përnjëherë. Për këtë e falenderonte Ardit Gjebrënë, që për të ishte si shenjtë, pasi lere që e kishte kthyer në skenë, por pas shumë kohësh edhe në zemrat e shqiptarëve.

Në te gjjtha muhabetet, nuk mungonte falenderimi për babain e saj mësues e përparimtar, por edhe atdhedashës e madje kontribues i çështjeve kombëtare.

Kryefjala e çdo bisede ishte Fleta, mbesa e saj e dashur. Një herë, më tregoj se si ia kishte lënë emrin.

“Kur e morra lajmin që kishte lindur vajzë, isha në dritare dhe shoh se si një fletë e shkëputur nga dega po binte ngadalë në tokë. E vendosa: ajo do të quhej Fletë”.

Këtë pjesë e tregonte me një farë ekzaltimi që njeriu e përjeton rrallë. Kishte madhështi në atë tregim pak sekondësh, por që e kishte vulosur një dashuri të përjetëhme për Fletën e saj. Kur fliste për mbesen, qante, sepse ajo nuk mund ta sheh botën, ngjyrat. Kishte në sirtar një këngë për Fletën dhe të gjithë fëmijët e verbër, që nuk arriti ta këndonte kurrë.

Nuk mungonte falenderimin për vëllain që shkonte e takonte çdo mëngjes, as për Violetë Kukajn, që e kishte për zemër. “Një herë në një organizim, po e shoh një vajzë të strukur në një qosh, po bëhej gati të dilte në skenë. Nuk ishte si të tjerat, po shumë e thjeshtë dhe e dashur. E kam ditur që do të bëhej këngëtare e madhe”, më tha për Violeten, e cila për vite me rradhë i ka qëndruar pranë. Për Shpresa Gashin fliste me adhurim. Humori i saj e shkrinte.

Nexhmije Pagarushen e donin të gjjthë, po ajo a i donte të gjjthë? Si ndër dhëmbë, ndonjëherë shprehte ende ndonjë antipati.

Nexhmije Pagarusha më kishte rrëfyer edhe për një farë frikë për të folur në publik, për të dhënë intervista, bashkë me atë për të udhëtuar me aeroplan. Ditët vetmitare i kalonte duke parë lajme, ishte mirë e informuar. Ajo, ishte e irrituar me disa media, me politikat e tyre, për çka edhe i kishte bojkotuar.

Po, disa herë e kishte përsëritur që nuk donte televizione e gazetar në varrimin e saj. Ajo, fliste pa frikë për vdekjen, siç jetonte pa frikë e vetme.

Nderim Neziri

Next Post

Tërhiqet këshilltari i Aleancës në Komunën e Zhelinës, do të kaloj në radhët e PDSH-së!

Koalicioni i bërë ditë më parë në mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës ka nxjerr në pahë pakënaqësitë e para duke parë qart se ky koalicion nuk ka për synim mposhtjen e BDI-së, por marrjen e vendit të deputetit në Kuvend dhe rehatimin personal të disa individëve. Këshilltari i  deritanishëm […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: