Andi Lila: Na i dha Rama, Cakaj na i hoqi pasaportat diplomatike

vull

Andi Lila, një prej protagonistëve të ekipi kombëtar që u kualifikuan në Kampionatin Evropian të vitit 2016, denoncoi në një emision televiz, heqjen e pasaportave diplomatike për lojtarët shqiptarë.

 

Pasaportat iu dhanë futbollistëve që morën pjesë në Evropian, për arritjen historike dhe promovimin që i bënë vendit, por ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, ka marrë vendimin për heqjen e tyre.

 

“Sot, ministri i ri që vjen, pas tre vitesh, na hoqi pasaportat diplomatike. Kjo është një dekorim-zhdekorim. Kryeministri Rama na dekoroi, vjen një djalë i ri nga Kosova dhe na zhdekoron, e s’na thotë asgjë”, ka thënë Lila.

Pas këtij denoncimi kanë nisur edhe reagimet. Ish-kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili e konsideron turp dhe marrëzi heqjen e pasaportave diplomatike.

 

“Heqja e pasaportave diplomatike për heronjtë Kombëtares Kuq e Zi turp dhe marrëzi! Nuk kanë nevojë djemtë e shkelqyer të Kombëtares për pasaportat diplomatike, por ka nevojë shteti për t’i dhënë vlerë asaj pasaporte. Andi Lila me shokë ju jeni heronjtë tanë që mbrojtët simbolet në mes të Beogradit. Dhe ky Edi Rama që i jargavitej Kombëtares kur kualifikohej në Europian që të rrëmbente ndonjë llokme lavdie. Turp e faqe e zezë. P.S Nuk besoj se ky Edi Rama do të ketë fytyre t’i afrohet më Kombetares, pas këtij turpi që nuk shlyhet dot kurrë”, deklaron Vasili./ Opinion.al

Next Post

Dikur luanin kundër ushtarëve anglez kurse sot luajnë kundër kombëtares angleze

Sonte Kosova do të luaj kundër kombëtares së Anglisë, në kuadër të kualifikimeve për Euro2020.   Por nuk është hera e parë që djemtë e Kosovës luajnë kundër britanikëve, kjo pasi që në një foto të publikuar shihen disa fëmijë duke luajtur me ushtarët britanikë gjatë viteve 1999 në Kosovë. […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: