Takimi në mes ekipit të Vëllazërimit dhe ekipit të Kukësit, ka përfunduar me fitoren e këtyre të fundit me rezultatin 1:4. Vëllazërimi zhvilloi një takim relativisht në nivel duke patur parasysh se përball tyre kishin një ndër skuadrat pretendent për titullin kampion në Shqipëri me çka futbollistët e trajnerit Nazmi Ajdini nga Kërcova u paraqitën denjësisht në fushë duke mos u treguar në asnjë moment inferior transmeton KohaNews.
Kukësi fitoi me merite fale eksperiencës dhe kualitetit qe posedon, ndërsa Vëllazërimi dal ngadalë po konsolidohet, takimi i radhës miqësor do te luhet ditën e enjte 15.08.2019 kundrejt ekipit te Veleshtes, takimi do te zhvillohet ne Kërçove te stadiumi i Vëllazërimit dhe do te filloj ne ora 17-30./KohaNews