Home / Kronika e Zezë / Sulmohet një polic në rrugën Mateç-Likovë

Sulmohet një polic në rrugën Mateç-Likovë

Me 15.12.2018 rreth orës 13.30 në fshatin Hotël, nga ana e zyrtarit policor është dhënë shenja për ndalimin e veturës që ka lëvizur në rrugën lokale nga fshati Mateç për në fshatin Likovë, ku e njëjta nuk është ndalur dhe ka vazhduar të ecë për në fshatin Likovë.

Loading...

Pas një kohe të shkurtër në vendin e ngjarjes është ndaluar vetura e tipit ‘Folksvagen Golf’ e cila paraprakisht ka lëvizur para furgonit, ndërsa M.S. i cili ka qenë duke e drejtuar veturën fillimisht ka nisur që t`i ofendoje zyrtarët policor dhe në një moment i ka sulmuar fizikisht njërin prej tyre. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Loading...