Home / Vendi / VMRO-DPMNE: Maqedonia gjendet para skenarit të errët

VMRO-DPMNE: Maqedonia gjendet para skenarit të errët

Republika e Maqedonisë gjendet para aktit final të skenarit të errët dhe të turpshëm të Zoran Zaevit dhe LSDM-së për ndryshimin e emrit të shtetit, identitetit, gjuhës, kulturës dhe historisë, ka reaguar VMRO-DPMNE.

Loading...

“Zoran Zaevi dhe LSDM-ja i kanë shitur interesat kombëtare dhe shtetërore dhe e kanë shkelur kushtetutën, ligjet dhe vullnetin e qytetarëve të Maqedonisë.

Dy vite nuk kanë punuar asgjë dhe thjeshtë janë të përqendruar si ta ndryshojnë emrin e shtetit, identitetin,gjuhën, kulturën dhe historinë.

Maqedoni Evropiane nuk bëhemi me shkeljen e demokracisë dhe vullnetit të qytetarëve, kërcënime, shantazhe ndaj deputetëve dhe ato që kanë mendime të ndryshme, nuk janë vlera evropiane nuk janë vlera evropiane e as makineri e Gjyqësisë Kacarska dhe Prokurorisë Rusoska.

Për këtë qëllim VMRO-DPMNE nuk do të marr pjesë në këtë proces të errët e as nuk ka për qëllim t’i jap legjitimitet për ndryshimin e Kushtetutës dhe shkeljen e dinjitetit dhe fshirjen e identitetit maqedonas i cili nuk ka mbështetje dhe legjitimitet nga qytetarët e Republikës së Maqedonisë”, thekson VMRO-DPMNE.

Loading...