10 të vdekur nga të shtënat në Serbi– frikë se numri do të rritet
1 min read
Të dhënat e fundit nga mediat serbe janë se në të shtënat në Mlladenoc sonte, 21-vjeçari Uros ka vrarë 10 persona dhe ka plagosur shumë në dy fshatrat nëpër të cilat ka ikur.
Sipas informacioneve të fundit, sulmuesi qëlloi dhe plagosi 25 persona në dy fshatra afër Mlladenovcit.
Fillimisht ka hapur zjarr në oborrin e shkollës ku edhe më parë ka pasur një debat. Ai qëlloi dhe vrau një polic 20-vjeçar dhe motrën e tij, por vazhdoi të qëllonte mbi të gjithë ata që i pengonin.
Sipas dëshmitarëve okularë, viktimat ishin ulur të qetë në një stol kur filloi fushata e përgjakshme. Vendasit janë në tronditje dhe dëshpërim! Numri i të plagosurve është gjithashtu i lartë sepse djali ka qëlluar dhe ka ikur me veturë nëpër dy fshatra afër Mlladenovcit.
Dyshohet se mund të ketë viktima të tjera, ndërsa në mesin e të plagosurve sipas informacioneve jozyrtare ka edhe fëmijë.
Shumica e të plagosurve u transportuan në Beograd
8 të plagosur nga Mlladenovci janë trajtuar në Qendrën Emergjente në Beograd, 1 person në Smederevë dhe 2 pacientë në QKB “Dragisha Misovic”.