Për shkak të tendencës së fortë të shpopullimit, Kroacisë do t’i mungojnë qindra mijëra punëtorë të të gjitha profileve dhe do t’i duhet t’i importojë nga jashtë. Këtë e theksoi guvernatori i Bankës Qendrore Popullore, Boris Vujçiq, i cili paralajmëroi se trendet demografike janë të tilla që vendi ka një rënie serioze të numrit të banorëve në grupin punues dhe duhet të drejtohet në tërheqjen e fuqisë së re punëtore nga jashtë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kroacisë, në këtë vend punojnë 12.300 punëtorë maqedonas. Shumica janë nga BiH (33,400), e ndjekur nga Serbia (21,800), Nepali (18,600) dhe India (12,700).

– Kroacisë do t’i mungojnë deri në 400.000 punëtorë, sepse shumë prej tyre do të duhet të importohen përmes një politike të zgjuar dhe të mirëmenduar. Në të njëjtën kohë, vendi duhet të përgatitet politikisht dhe ekonomikisht për këtë fakt. Pa të ekonomia nuk do të rritet, kurse fondi pensional dhe shëndetsor do të vihet në pikëpyetje – njofton portali Danica hr.

Deri në fund të tetorit, në Kroaci janë dhënë ose zgjatur gjithsej 147,300 leje pune për të huajt. Më së shumti për sektorin e ndërtimit, deri në 57300 leje.

By vull