Ministri i Brendshëm francez, Gerard Darmanin, ka befasuar publikun me deklaratën e tij në një emision televiziv se Karim Benzema është i përfshirë dhe ka kontakte me një grup terrorist dhe tani e ka bërë të ditur për publikun avokati i futbollistit.

 

Avokati i golashënuesit francez mohoi me forcë akuzat ndaj Benzemas duke thënë se e gjitha ishte një gënjeshtër.

Në deklaratë, Vigier gjithashtu konfirmoi se ekipi i tij po shqyrton veprimet ligjore kundër ministrit francez. Ndryshe, ministri Darmanin në prezantimin e tij u përpoq ta cilësojë Benzemën si person që propagandon lëvizjen Hamas në mënyrë pozitive në opinion.

Mirëpo, në deklaratën e tij ai nuk ka paraqitur asnjë provë kundër futbollistit.

By vull