Presidenti amerikan Biden, zëvendëspresidenti Harris dhe zyrtarë të tjerë të lartë të administratës sapo kanë përfunduar së foluri me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Biden postoi në mediat sociale se ekipet folën me Netanyahun për të “marrë një përditësim mbi sulmin terrorist në Izrael dhe për të përshkruar hapat e ardhshëm”.

 

“Ne kontaktuam kryeministrin Netanyahu për të diskutuar koordinimin e mbështetjes për Izraelin, frenimin e aktorëve armiqësorë dhe mbrojtjen e njerëzve të pafajshëm”, tha ai.

Biden është planifikuar t’i drejtohet publikut së shpejti.

By vull