Lojtarët e Borussia Dortmund dhe Werder Bremen hapën xhiron e re të tetë të Bundesligës pas pushimit ndërkombëtar.
“Milionerët” e hapën më mirë ndeshjen, por nuk arritën të çajnë bllokun mbrojtës të Werder-it, i cili “e mbajti lojën në zero” për një kohë të gjatë.
Megjithatë, në minutën e 67-të Emre Can dërgoi një top të shkëlqyer në thellësi për Julian Brandt, i cili u gjend i vetëm para portës kundërshtare dhe me një fund të bukur kaloi në epërsi “verdhezinjtë”.
Ky gol mjaftoi për një triumf të ri për Borussia Dortmundin, i gjashti në total këtë sezon në kampionatin gjerman për vendin e parë aktual me 20 pikë, përpara Bayer Leverkusen (19), Stuttgart (18), Bayern Munich (17). .
Pas humbjes së gjashtë, të tretën radhazi, Werder Bremen është në pozitën e 14-të me gjashtë pikë.