Departamenti i Shtetit ka lëshuar një alarm portokalli për qytetarët e Shteteve të Bashkuara. Ky paralajmërim do të thotë të merret parasysh opsioni i udhëtimit. Këtë herë në të gjitha vendet e botës.

“Për shkak të tensioneve të rritura në vende të ndryshme anembanë botës, kërcënimit të mundshëm të sulmeve terroriste, protestave dhe aktiviteteve të dhunshme kundër qytetarëve dhe interesave amerikane, Departamenti i Shtetit këshillon qytetarët amerikanë jashtë vendit që të tregojnë kujdes”. Qytetarët amerikanë duhet të kenë kujdes në vendet që vizitojnë turistët. Hyni në STEP për të marrë informacione dhe sinjalizime dhe për të lehtësuar vendndodhjen në situata emergjente, ndiqni Departamentin e Shtetit në Facebook dhe Twitter”, thuhet në alarm.

Një alarm i kuq është lëshuar gjithashtu për amerikanët në Izrael, Gaza dhe Liban që t’i lënë ato vende me informacion se si ta bëjnë këtë. Lexo më shumë këtu.

By vull