Si pjesë e Planit të Strategjisë së Energjisë 2050, Emiratet e Bashkuara Arabe synojnë të rrisin pjesën e energjisë së pastër në gjenerimin total në 50 përqind deri në mesin e këtij shekulli 21, dhe kjo përfshin kontributin e dritës së diellit dhe erës.

Disa zona në vendin e pasur me naftë, veçanërisht përgjatë bregdetit, kanë kushte të favorshme që e bëjnë erën të përshtatshme për prodhimin e energjisë elektrike. Avantazhi gjeografik lejon qasje në erërat e vazhdueshme, kështu që autoritetet synojnë të përdorin atë burim natyror, dmth. me një projekt të energjisë së erës 2,103,5 megavat. Përgjegjëse është kompania energjetike “PJSC – Masdar” nga Abu Dhabi.

Ky projekt do të furnizojë më shumë se 23,000 familje në Emiratet e Bashkuara Arabe në vit dhe do të kursejë mbi 120,000 ton dioksid karboni, që është e barabartë me heqjen e 26,000 automjeteve nga rruga në vit.

Për shkak të shpejtësisë së ulët të erës në Emiratet e Bashkuara Arabe, ky burim energjie nuk ishte praktik më parë. Por përparimet në teknologjinë e energjisë së rinovueshme e kanë bërë këtë ide të realizueshme. Teknologjia është bërë financiarisht e qëndrueshme falë turbinave më të mëdha, kostove të reduktuara të harduerit dhe një fenomeni të rrallë meteorologjik që prodhon erëra të forta gjatë natës.

Energjia e erës tani mund të shërbejë si një lloj zëvendësimi apo suplementi për energjinë diellore që grumbullohet gjatë ditës. Masdar ka një objektiv fillestar për të arritur 100 gigavat të gjenerimit total të energjisë së rinovueshme deri në vitin 2030, gjë që ekspertët thonë se është e arritshme.

By vull