Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan vlerësoi sot se vetëm me një zgjidhje përfundimtare të çështjes palestinezo-izraelite mund të ketë paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, transmeton Anatolia.

Erdogan foli sot në ceremoninë e hapjes së kishës ortodokse siriane të Shën Efraimit në Stamboll, kisha e parë e ndërtuar në Turqi që nga themelimi i Republikës, dhe me atë rast iu referua konfliktit izraelito-palestinez.

Erdogan tha se “çështja e Palestinës është në themel të problemeve në rajon” dhe se nëse kjo çështje nuk zgjidhet me drejtësi, ky rajon do të vazhdojë të dëshirojë paqen.

– Vetëm me një zgjidhje përfundimtare të çështjes palestinezo-izraelite mund të ketë paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme. Realizimi i një shteti palestinez të pavarur, të integruar gjeografikisht me kryeqytet Al-Kuds (Yersualim) (lindor) është një domosdoshmëri që nuk mund të vonohet më, nënvizoi Erdogan.

Ai shprehu gatishmërinë e Turqisë për të bërë gjithçka në fuqinë e saj për të ndalur konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit palestinez, si dhe për të ulur tensionet në rritje.

“Turqia vazhdon dhe intensifikon aktivitetet e saj diplomatike me qëllim të rivendosjes së paqes”, nënvizoi Erdogan.

Ai shtoi se ata që mbyllin sytë ndaj krimeve të urrejtjes, për fat të keq po minojnë vullnetin e kulturave të ndryshme për të jetuar së bashku në paqe.

By vull