Klubi i futbollit Salernitana shkarkoi sot portugezin Paulo Souza dhe emëroi Filipe Inzaghi si trajner të ri.
Sezonin e kaluar, e drejtuar nga Souza, Salernitana siguroi mbijetesën në Serie A duke u renditur në vendin e 15-të në tabelë, por sezonin e ri e nisi shumë keq.
Në tetë xhirot e para ai klub nuk ka shënuar asnjë fitore, ka shënuar vetëm tri barazime dhe pesë humbje dhe ndodhet në vendin e parafundit në tabelë.
Kjo është arsyeja pse drejtuesit e klubit vendosën të bëjnë një ndryshim dhe zgjodhën Inzaghin, i cili ishte pa punë që nga fundi i gushtit kur u largua nga Reggio Calabria.