Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton konsumatorët se është duke u tërhequr produkti i mëposhtëm i pasigurt VIVAFLORE DARMTRANSIT 150 TAB B (suplement dietik), me konstatimin e emodinës dhe aloe emodin.
Numri Serial/Loti: 79667
Prodhuesi: SUPERDIET BD France
Importues: Mimeh Farm SH.PK Shkup
Distributor: Mimeh Farm SH.PK Shkup
Nga aty theksojnë se “konsumatorët fundorë që e kanë blerë produktin e mësipërm me numrin serial/lot të treguar, të mos e konsumojnë dhe ta kthejnë në vendin ku e kanë blerë”.
