Gjashtë aeroporte në Francë u evakuuan sot pasi morën një email që kërcënonte sulme, tha një burim policor për AFP.
Aeroportet në Lille, Lyon, Nantes, Nice, Toulouse dhe Bouvier në Paris u evakuuan për të lejuar autoritetet të pastrojnë çdo dyshim se kërcënimet mund të jenë reale, tha burimi.
Franca ngriti nivelin e alarmit të sigurisë të premten pasi një radikal islamik vrau një mësues dhe plagosi tre të tjerë në veri të vendit.
Pallati i Versajës, një nga atraksionet kryesore turistike të Francës, u mbyll dje pas evakuimit të turistëve për arsye sigurie.