Presidenti i nderit i Bayern Munichut, Uli Hoenes, ka treguar se sa kanë paguar bavarezët për transferimin e Harry Kane.
Transferimi i anglezit ishte më i madhi në afatin kalimtar të verës. Pas negociatave të gjata dhe rraskapitëse, Bayern arriti të arrijë marrëveshje me Tottenhamin.
Mediat spekuluan me shumën e fituar nga Tottenham. Hennes zbuloi se sa ishte saktësisht transferimi.
“Për Kane kemi shpenzuar 95,000,000 euro”, tha Hennes.
Kane, te Bayerni, vazhdoi aty ku e la në Tottenham, duke shënuar tetë gola në shtatë raundet e para.
Pas shtatë xhirove në Bundesligë, Bayern është në vendin e tretë me 17 pikë. Në tabelë përpara bavarezëve janë Shtutgarti dhe lideri Bayer Leverkusen.