Që nga sulmi i papritur i së shtunës, avionët izraelitë kanë goditur objektivat në Gaza ndërsa forcat tokësore luftojnë për të rimarrë kontrollin e fshatrave dhe qyteteve kufitare të pushtuara nga persona të armatosur palestinezë.

Zëdhënësi kryesor ushtarak, kundëradmirali Daniel Hagari tha se kontrolli i këtyre komuniteteve ishte rivendosur, por përleshjet e izoluara vazhduan pasi disa persona të armatosur mbetën aktivë.

“Tani po kryejmë kërkime në të gjitha komunitetet dhe po pastrojmë zonën”, tha ai në një konferencë televizive.

Zyrtarët ushtarakë kanë thënë më parë se fokusi i tyre është sigurimi i kufirit të jashtëm të Izraelit përpara se të kryejnë ndonjë përshkallëzim të madh të kundërofensive në Gaza.

Hagari tha se ushtria kishte thirrur 300,000 rezervistë që nga e shtuna, duke treguar përgatitjet për një pushtim të mundshëm – megjithëse asnjë plan i tillë nuk është konfirmuar zyrtarisht.

By vull