Të All-llahut jemi dhe njëmend tek Ai do të kthehemi!
Sot, në moshën 69 vjeçare, ndërroi jetë imami i Xhamisë Haxhi Ahmed të fshatit Vrapçisht, Komuna e Vrapçishtit, H. Sami ef. Sejfullai.
Sami Sejfullai ka lindur më 06.07.1954 të fshatit Vrapçisht. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në SHMI Alauddin në Prishtinë. Fakultetin e Shkencave Islame e mbaroi në Kajro.
Prej vitit 1988, është punësuar imam, hatib, vaiz dhe mualim në Xhaminë Haxhi Ahmed të fshatit Vrapçisht.
Varrimi i merhumit do të bëhet sot në varrezat e fshatit Vrapçisht me namazin e iqindisë.

By vull