Protestuesit u mblodhën në Aman dhe Stamboll përpara ambasadës dhe konsullatës izraelite, pasi të paktën 500 njerëz u vranë në një sulm në një spital në Gaza.
Në kryeqytetin e Jordanisë qindra njerëz dolën në rrugë, ndërsa protesta po zhvillohen në të gjithë vendin, shkruan Al Jazeera.
Njerëzit që u mblodhën në protestë thonë se bota nuk po bën sa duhet për të ndaluar gjakderdhjen në Rripin e Gazës.