Pas disa viteve të dominimit absolut të Listës Serbe (SL), serbët e Kosovës së shpejti mund të marrin një parti të re politike, shkruan portali KoSSev, duke thënë se ish-zyrtari i LS-së dhe njëri prej themeluesve të saj – Branimir Stojanoviq dhe lideri i Iniciativës Qytetare për Zubin Potokun, Milija Bishevac, planifikon të themelojë Lëvizjen Popullore Serbe (SNP).
Ajo parti, thonë ata, do të jetë alternativë për listën serbe, por në asnjë mënyrë nuk është kundërshtare e Serbisë si shtet, edhe pse pretendojnë se për këtë qëllim nuk kanë mbështetje nga Beogradi zyrtar dhe as nuk kërkojnë atë, raporton Kossev .
Stojanoviq dhe Bishevac e shohin Lëvizjen e ardhshme Popullore Serbe si alternativë ndaj Listës Serbe, por jo si kundërshtare të shtetit serb.
“Duhet të kemi një koordinim me Beogradin, ai është vendi ynë i origjinës, por gjithashtu duhet ta bëjmë Beogradin të njohë njerëzit që janë vërtet të vlefshëm këtu dhe që kanë diçka për të thënë”, thotë Bishevac.
Në të njëjtën kohë, sipas portalit KoSsev, Bishevac ka deklaruar se kanë biseduar me figura politike opozitare, por nuk ka dashur të specifikojë se me kë.
“Ne mendojmë se është me të vërtetë koha për të krijuar një politikë autentike të serbëve, të atyre që jetojnë këtu, në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet dhe ne të vendosim për fatet tona, e jo fatet tona të formohen pas dyerve të mbyllura në Beograd,” përfundon ai. Bishevac .