Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar ftesën për t’u takuar me liderët e vendeve kryesore evropiane më 26 tetor në Bruksel dhe plani i ri do të jetë kornizë për bisedime të mëtejshme, njoftoi Qeveria e Kosovës.
Në deklaratë thuhet se kryeministri Kurti është pajtuar se plani i ri do të jetë një kornizë për vazhdimin e bisedimeve të mëtejshme me vendet aleate, Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë, Francën dhe Italinë, “të cilat duhet të ofrojnë një komponent të fortë të sigurisë dhe të forcojnë perspektivat e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.” “.
Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të takohen veçmas me kancelarin gjerman Olaf Scholz, presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministren italiane Giorgia Meloni. Në takime duhet të marrë pjesë edhe kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell.