Lionel Messi fitoi për të tetën herë çmimin prestigjioz Topi i Artë për futbollistin më të mirë të vitit, fitimi i Kupës së Botës me Argjentinën i solli atij këtë njohje të madhe.
Siç u njoftua më parë, Leo Messi është fituesi i Topit të Artë të vitit 2023. Pas fitimit të Kupës së Botës, ky çmim prestigjioz është si qershia mbi tortë për argjentinasin.
Aitana Bonmati nga Barcelona fitoi Topin e Artë në konkurrencën e femrave .
Manchester City fitoi çmimin për klubin më të mirë të vitit .
Trofeu “Müller” për sulmuesin më të mirë të vitit shkoi për Erling Haaland.
Çmimi “Jashin” për portierin më të mirë shkoi për argjentinasin Emiliano Martinez.
Vinicius Junior mori çmimin “Sokrati” për luftën kundër racizmit dhe për arsimin në Brazil.
Trofeu “Kopa” për futbollistin e ri më të mirë shkoi për Jude Bellingham.