Verëlinda Gashi me guxim dhe motiv po i bashkohet Lëvizjes BESA.
Verëlinda ka përfunduar fakultetin e Gazetarisë dhe ka kryer studimet master në Administratë Publike dhe Diplomaci.
Edhe pse e re në moshë, ka arritur të krijojë përvojë në administratën publike, por edhe në botimin e një sërë shkrimeve në gazeta dhe revista të ndryshme.
Me ide dhe vizion të qartë, si anëtare e Lëvizjes BESA, Verëlinda do të punojë në krijimin e politikave të domosdoshme që rinia të mund të qëndrojë dhe punojë në vendlindje.