Shumë të huaj kanë vdekur ose janë vrarë, marrë peng ose janë zhdukur pas sulmit të 7 tetorit ndaj Izraelit nga lëvizja islamike Hamas, i ndjekur nga sulmet hakmarrëse izraelite në Rripin e Gazës.
Konflikti ka vrarë më shumë se 1,400 nga pala izraelite dhe rreth 3,000 nga pala palestineze, thanë zyrtarët e tyre.
Sipas agjencive, vdekja e gati 170 shtetasve të huaj, shumë prej të cilëve kishin edhe nënshtetësi izraelite, u konfirmua nga autoritetet e vendeve të tyre.
Në një raport të përditësuar të hënën, ushtria izraelite tha se 199 persona ishin kapur nga Hamasi. Krahu i armatosur i kësaj lëvizje islamike tha se kishte “midis 200 dhe 250” pengje.
Të paktën 30 amerikanë janë vrarë, tha Departamenti i Shtetit të dielën, dhe trembëdhjetë janë të zhdukur, ndërsa presidenti Joseph Biden tha se amerikanët ishin në mesin e atyre që “mbaheshin nga Hamasi”.