Masat e sigurisë janë shtuar në Bosnjë dhe Hercegovinë për shkak të vlerësimit të rrezikut të shtuar të sulmeve terroriste, ka konfirmuar ministri i vendit, Nenad Neshiq.

 

Ai në një deklaratë për mediat vendase tha se vlerësimi është se gjendja aktuale e sigurisë në vend është e mirë, por se masat paraprake janë të nevojshme për shkak të përhapjes së mundshme të krizës nga përshkallëzimi i dhunës në Lindjen e Mesme.

Ministri i sigurisë i BeH deklaroi se masat e sigurisë tani janë “në një nivel më të lartë” pa sqaruar saktësisht se çfarë do të thotë kjo, por tregoi se agjencitë policore të vendit po kryejnë detyrat e tyre pa asnjë pengesë.

“Ne i ndjekim ngjarjet si në rajon ashtu edhe në botë dhe presim që asnjë ngjarje të mos na befasojë”, tha Neshiq.

Konfliktet mes Izraelit dhe grupit islamik Hamas kanë ndarë publikun në Bosnje dhe Hercegovinë, i cili përfshin zyrtarë të lartë shtetërorë, ndërsa komuniteti palestinez që vepron në vend ka marrë thirrje të vazhdueshme për të shprehur publikisht solidaritet me palestinezët.

By vull