Më shumë se një mijë njerëz janë vrarë deri më tani në luftimet midis Hamasit dhe Izraelit që vazhdojnë mëngjesin e sotëm, pothuajse 48 orë pasi grupi militant palestinez sulmoi vendin, raportoi DPA.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë këtë mëngjes se një ndërtesë që strehonte anëtarët e Hamasit dhe disa qendra komanduese të Hamasit ishte goditur. Midis qendrave ishte një që i përkiste Mohammed Kashta, një anëtar i lartë i marinës, tha IDF në platformën Telegram.

IDF gjithashtu shënjestroi një objekt operacional të Hamasit të vendosur në një xhami në qytetin e Jabalia, thuhet në deklaratë.

Izraeli ka mobilizuar rreth 100,000 rezervistë në jug, tha zëdhënësi i IDF, Jonathan Conricus në një video të postuar në mediat sociale këtë mëngjes.

Misioni, tha ai, është të sigurojë që Hamasi të mos jetë më i aftë ushtarakisht të kërcënojë izraelitët dhe të mos mund të sundojë më Rripin e Gazës.

Conricus tha se rreth 1000 palestinezë të armatosur hynë në Izrael nga Rripi i Gazës në të njëjtën kohë me sulmet me raketa të Hamasit, të cilat filluan papritur të shtunën në mëngjes. Zëdhënësi tha se ata po shkonin shtëpi më shtëpi në kërkim të viktimave.

Më shumë se 100 njerëz u rrëmbyen nga qytetet izraelite dhe u dërguan në Gaza, shtoi ai.

“Ushtarët tanë janë ende duke luftuar dhe gjuajtur terroristët e fundit që janë ende në territorin e Izraelit”, tha Conricus, duke e përshkruar situatën si “të tmerrshme”.

By vull