Dhjetëra njerëz u plagosën gjatë protestave anti-izraelite në Stamboll pas një shpërthimi në spitalin Al-Ahli në Gaza, për të cilin autoritetet palestineze fajësuan ushtrinë izraelite.

Demonstruesit u përleshën me policinë kur u përpoqën të hynin në ndërtesën e konsullatës izraelite, duke plagosur 63 persona, përfshirë 43 oficerë policie, raporton Al Arabiya.

Policia lokale tha se ka ndaluar pesë persona dhe një 65-vjeçar ka pësuar atak në zemër gjatë protestës, pas së cilës ka ndërruar jetë në spital. Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Izraelit këshilloi dje qytetarët izraelitë që të largohen nga Turqia “sa më shpejt të jetë e mundur” për sigurinë e tyre personale.

By vull