Që nga muaji prill ka pasur një rritje reale të pagave. Efektet e krizave i ndjejnë jo vetëm qytetarët tanë, por edhe në Evropë dhe në botë. Sfidat mbeten ende sepse ka lëvizje gjeopolitike që ndikojnë edhe në tregje, tha sot ministri i Financave Fatmir Besimi.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Besimi tha se që nga prilli pagat nuk po rriten vetëm nominalisht, por realisht, sepse inflacioni është në rënie. Ajo që është më e rëndësishme, sipas Besimit, nuk është vetëm që pagat realisht të rriten, por rritja reale e pagave të jetë e qëndrueshme.

– Në asnjë moment nuk kemi thënë se do të bëjmë përthithjen 100 për qind të goditjes ekonomike. Maqedonia ishte më e prekura për sa i përket çmimeve në tregun evropian dhe ne e zbutëm këtë efekt dhe do të vazhdojmë ta bëjmë. Dhe qytetarët e shohin se përkundër faktit që çmimet janë duke u rritur, ka pasur rritje të pagave si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat në krahasim me vendet tjera, tha Besimi.

Ai përkujtoi se ekonomia e Maqedonisë është e vogël dhe shumë e integruar në tregun evropian dhe se 160 për qind e BPV-së është tregti, prej të cilave 80 për qind është me BE-në dhe mbi gjysma me Gjermaninë, e cila këtë vit është në recesion.

By vull