Lionel Messi është sportisti më fitimprurës në aspektin e marketingut për të dytin vit radhazi, sipas listës së 14-të vjetore të Sports Pro. Pas Messit është ylli i NBA-së, LeBron James.

Messi u bë vetëm atleti i dytë që kryeson dy herë listën, e cila është e ndarë në tre komponentë: fuqia e markës, madhësia e tregut dhe ekonomia.

I treti në listë është Alex Morgan, një futbollist amerikan, i ndjekur nga një tjetër yll i NBA, Giannis Antetokounmpo dhe bashkëlojtarja e Morganit nga kombëtarja amerikane, Megan Rapinoe.

Top 10-shen e mbyllin Mikaela Shiffrin, Lewis Hamilton, Simon Biles, Kylian Mbappe dhe Max Verstappen.

Tenisti më i mirë në botë, Novak Gjokovic, është në vendin e 11-të në këtë listë. Pas tij është kampioni i US Open, Coco Gough, i cili në moshën 19-vjeçare është adoleshentja më e renditur.

Vitin e kaluar në vendin e parë ishte Cristiano Ronaldo, por këtë vit ra në vendin e 27-të.

By vull