Punëtorët në Gjermaninë lindore ende paguhen më pak se në perëndim, më shumë se 30 vjet pas ribashkimit, sipas një studimi nga instituti ekonomik ifo.
Burimi i dy të tretave të hendekut të pagave qëndron në dallimet strukturore ekonomike, sipas pretendimeve të ifo. Kur merren parasysh dallimet strukturore, hendeku i pagave zvogëlohet nga 15 në pesë përqind, thekson ekonomisti i Ifo Joachim Ragnitz.
“Shumë njerëz në lindje punojnë në sektorë me paga të ulëta, kompanitë e mëdha industriale që paguajnë paga të mira mezi përfaqësohen në atë pjesë (të Gjermanisë),” tha ekonomisti Jannik Nauert i degës së ifo-s në Dresden.
Shifrat sugjerojnë se propozimi i qeverisë së Berlinit për të mbuluar më shumë punëtorë në ish-Gjermaninë Lindore me marrëveshje kolektive nuk do të ngushtojë ndjeshëm hendekun, tha Ragnitz, duke vënë në dukje se marrëveshjet nuk përfshijnë shumë kompani më të vogla. Mbetet për t’u parë nëse një bum në investime nga shumëkombëshe të mëdha si Tesla dhe Intel në fabrikat në ish-Gjermaninë Lindore do të mbyllë hendekun, shtoi ai.